Plagosje në Fushë Kosovë, Policia Speciale del në vendin e ngjarjes

Një plagosje ka ndodhur sot në Fushë Kosovë. Në vendin e ngjarjes janë parë edhe policë të Njësisë Speciale.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmet.

AJo ka thënë se nga të dhënat fillestare një person ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar për tretman mjekësor.


Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor tre persona, si dhe është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë.“Sot rreth  orës 14:00, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore.  Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor.  Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor tre persona, si dhe është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë.  Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.