Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar për formimin e Këshillit Kombëtar të Shkencës. Partia në pushtet, ka promovuar këtë punë të ministres Nagavci, duke thënë se ‘anëtarët e rinj vlerësuan punën e saj dhe të qeverisë’.
Përmbushet edhe një zotim: Formohet Këshilli Kombëtar i Shkencës
Pas nënshkrimit të marrëveshjes së programit ,,Horizon Europe” u përmbush edhe një tjetër zotim i programit qeverisës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Dje u formua Këshilli Kombëtar i Shkencës si parakusht i domosdoshëm për hartimin e Programit Kombëtar të Shkencës. Anëtarët e rinj e vlerësuan lartë qasjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ministres Nagavci, për përmirësimin e situatës në arsim.
Forimimi i KKSH-së, si organ i rëndësishëm për fushëveprimtarinë kërkimore-shkencore pritet të ndikojë direkt në zhvillimin e shkencës në vendin tonë.