Bella Hadid është shfaqur joshëse me të brendshme të kuqe teksa zbuloi pamjet nga prapaskenat e fushatës festive të Victoria’s Secret.
Ajo së fundmi bashkëpunoi në fushatën e Victoria’s Secret që nga ribashkimi me markën ikonë të të brendshmeve. Bella Hadid u dha 48.3 milionë ndjekësve të saj në Instagram një pamje nga prapaskenat e xhirimeve të një fushate festash.
Modelja superstare 25-vjeçare u fotografua duke shfaqur trupin mahnitës në një set të brendshmesh të kuqe për fotosesionin në natyrë. Mbretëresha e pasarelës u shfaq e shtrirë në një divan, të vendosur në pyll, ndërsa nxjerr në pah format e saj perfekte.