Kjo sjellje e Kurtit është në shkelje me çdo procedurë koorporative, për ndërmarrjet publike, sepse për këto ndërmarrje publike ndahet buxheti vjetor, ndërsa i pari i qeverisë po sillet si ‘shef i saj’, anipse qeveria është aksionare dhe mbikqyrëse e ndërmarrjeve publike.
Kujtojmë, që Kurti sot gjatë ditës ka shprrhur synimin e tij që ta kthejë PTK’në dhe VALA 900 në një kompani te suskseshshëm dhe iu shmangë faktit se kjo kompani kishte monopol në tregun kosovar të telefonisë, ku i diktonte edhe çmimet.
Kurti, në këtë vizitë përmendi edhe ‘çlirimin’ e Telekomit, që sipas tij ndodhi me ardhjen në pushtet të Qeverisë Kurti.




‘’Shumë prej punëtorëve këtu e kanë rimëkëmbur Telekomin e Kosovës pas çlirimit’’, tha ndër të tjera Kurti.
Tutje ai shtoi se kanë për qëllim ta nxjerrin nga kriza Telekomin, dhe ‘’ ta vendosim në binarët e zhvillimit për të mirën e qytetarëve si konsumatorë dhe të shtetit të Kosovës’’.