Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka njoftuar se është infektuar me koronavirus.
Rama përmes një postimi në Facebook tha se sapo është njoftuar nga IKSHPK se ka rezultuar pozitiv, dhe nuk ka asnjë simptomë për momentin.
Kurse punën tha se do e vazhdoj nga shtëpia.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anulluar të gjitha takimet e parashikuara në zyrën e Komunës. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme.