Marketingu i mirë ta shton punën. Por, i njëjti i ka limitet e veta.
E, për limite në vendin tonë nuk pyet askush. Kjo pasi, në rrjetin social Facebook, tash e sa kohë ka nisur të përdoret një formë e re marketingu, e cila përmban në vete një dozë mashtrimi
Pronarët ose punëtorët e bizneseve që po operojnë ‘Online’ kanë nisur një fushatë marketingu, nëpër faqe të ndryshme.
Më të targetuarat, po dalin të jenë faqet të cilat janë hapur për ndihmë në punët e shtëpisë.
ila është strategjia e tregtarëve online?
Mjaftojnë disa profile fallso, dhe rezultati: shumë shitje.
Këto kompani, përmes profileve fallso, postojnë produktin e tyre në faqe të ndryshme, duke kërkuar kinse ndihmë se ku mund të gjenden ose flasin fjalë të mira për atë produkt.
Deri këtu mirë, por në hapësirën për komente gjithmonë paraqitet dikush ‘tjetër’ prapë profil fallso, që të orienton direkt tek biznesi në fjalë.
Syri.net Kosova, ka përcjellur tash e sa ditë disa nga këto faqe, dhe ka hasur në një rrjet mjaft të sofistikuar ‘mashtrimi’
Rasti 1
Komentuesi nuk ka asnjë të dhënë në profilin e saj
Rasti 2
I njëjti person nuk heziton as të përgjigjet në hapësirën për komente.
E, Hana Haradinaj, përveç se po del të jetë nga Prishtina, në profilin e saj nuk ka asnjë informacion shtesë.
Rasti 3
Rasti 4
Redaksia jone lidhur me këtë dukuri ka kontaktuar edhe me Inspektoriatin e Tregut, por të njëjtit deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk ka kthyer përgjigje.