Dua Lipa do të sjell pamje të rralla nga jeta e saj në prapaskenat e turneut Future Nostalgia

Dua Lipa nuk do të jetë vetëm në prapaskenë kur të nisë turneun e saj “Future Nostalgia” muajin e ardhshëm.

Këngëtarja do të ndiqet nga kamera gjatë 80-të datave të turneut, dhe shërbimet e transmetimit tashmë shpresojnë që pamjet të shndërrohen në një dokumentar.

Ylli i hitit “Don’t Start Now” do të marrë rrugën për të filluar turneun me buxhetin më të madh të karrierës së saj.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ajo do t’i përfshijë të gjitha në turneun, i cili do të jetë i mbushur me koreografi, veshje të ndryshme, dhe që do të bënte një spektakël në ekran.

Dhe pamjet e xhiruara në prapaskenë mund të japin gjithashtu një vështrim në jetën e saj private, që fansat janë të etur, shkruan The Sun.

“Dua është një nga yjet më të kërkuara në botë për momentin. Të gjithë duan një pjesë të saj. Ekipi i saj është kontaktuar nga kompani të ndryshme të cilat me të vërtetë janë të etur për të marrë një film koncert apo dokumentar me këngëtaren”, tha një burim nga industria e muzikës.

“Dua është e veçantë për atë që bën dhe nuk do të pajtohet me asgjë me të cilën nuk është e kënaqur. Por ajo ka nënshkruar që të ketë një kameraman në rrugë me të për të kapur gjithçka që ndodhë. Ajo mendon se do të ishte mirë të bënte një dokumentar, por do të duhej të ishte për arsyet e duhura, kështu që ajo thjesht do të shohë se si do të shkojë”, vazhdoi tutje ky burim.

“Ashtu si përgatitja për turneun, ajo ka punuar në albumin e saj të tretë, kështu që qielli është limiti për të tani. Por nëse vendos ta kthejë pamjen në film, ajo mund të bëjë një pasuri sepse çdo shërbim transmetimi do të ishte i etur për ta pasur atë në bord”, tha mes tjera i njëjti burim.

Lady Gaga dhe Shawn Mendes janë ndër këngëtarët që kanë bërë dokumentarë të turneut në prapaskenë për Netflix. Filmi i Gaga-s “Five Foot Two” u publikua në vitin 2017, ndërsa ai I Shawn-it “In Wonder” në 2020.