Presidentja Vjosa Osmani, sot reagoi pas vdekjes së Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli.
Osmani u shpreh se Sassoli la zbrazëtirë jo vetëm në postin që mbajti, por edhe në skenën politike.
“Një vit më parë, pata nderin ta takoj z. Sassoli në Bruksel – një takim e një diskutim që do të mbetet me mua përherë. Ai nuk ishte vetëm një profesionist i pashoq, por edhe një njeri i përkushtuar e i angazhuar, me interes të veçantë për Kosovën duke e mbështetur atë në rrugën e integrimit evropian. Ngushëllime të sinqerta për familjen e miqtë e tij, si dhe të gjithë shtëpinë e madhe evropiane, në të cilën ai punoi me përkushtim, si një mbështetës i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.”, shkroi Osmani në Facebook.