Kurti: FSK po rritet çdo ditë dhe po dëshmon se është gati për përgjegjësi të reja

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar sot kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gjilan.

Me këtë rat, kryeministri Kurti tha se Ushtria e Kosovës është ëndrra dhe amaneti i brezave ndër vite që sakrifikuan të vlefshëm dhe dhanë jetën për lir

“Me shërbimin tuaj fisnik përgatiteni çdo ditë ta mbroni Atdheun. S’kam se si të mos ndjehem i nderuar dhe krenar dhe s’ka mënyrë më të mirë për të filluar vitin e ri. Këmbësoria si degë më e vjetër e ushtrisë dëshmon se teknologjia dhe pajisjet ushtarake sado të sofistikuara nuk mund të zëvendësojnë vrullin dhe fuqinë e luftarakut”, tha Kurti, shkruan lajmi.net.

I pari i Qeverisë së Kosovës theksoi poashtu se FSK po rritet çdo ditë, me kapacitete e saj duke dëshmuar se është gati për përgjegjësitë e reja.

“Kjo e shton përgjegjësinë e secilit prej juve që me moral të lartë e përkushtim intensiv e me punë ekipore të veproni bashkë, shumë bashkë, aq bashkë saqë sikur një. FSK, çdo ditë e rritet me kapacitetet e saj duke dëshmuar se është gati për përgjegjësi të reja.Në vitin që lamë pas FSK-ja sërish ka treguar profesionalizëm të lartë, e përkushtim në paqe e siguri”, shtoi ai.

Kurti tha se FSK dëshmoi përkushtimin jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë kufijve.

“Jo vetëm brenda kufijve por edhe jashtë. Si dhe jo vetëm për qytetarët e saj, por për të gjithë ata që kanë nevojë”.