Jashtë planeve të Lazios, klubet e Premier League kërkojnë shërbimet e Muriqit

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, duket gjithnjë e më larg skuadrës së Lazios.

E ardhmja e sulmuesit mund të jetë Premier League, kampionat ku dy skuadra kanë shfaqur interesim për shërbimet e lojtarit.

Sipas “TuttoMercatoWeb” Leeds United dhe Hull City, janë dy skuadrat anglezë që kërkojnë transferimin e sulmuesit të Lazios, i cili kushton 20 milion euro.

Lojtari kosovar u transferua në Itali te Lazio në merkaton e verës së 2020, ku nuk ka arritur të përshtatet me futbollin italian dhe të lërë gjurmë.

Në 48 ndeshje zyrtare për Lazion, Muriqi ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar dy asistime.

Lazio kërkon ta shesë lojtarin që të mund të bëjë edhe transferime, ndërsa problemi qëndron se skuadrat angleze fillimisht kërkojnë huazimin e lojtarit.