SHBA– Aktorja Michaela Jae ‘Mj’ Rodriguez rrëmbeu çmimin për ‘aktoren më të mirë’ në ‘Golden Globes’. Mediat e huaja raportojnë se Rodriguez ka shënuar herëne parë në histori që një aktore trasgjinore merr çmim në ‘Golden Globes’. Aktorja rrëmbeu çmimin për një dramë televizive për rolin e saj si nënë e shtëpisë dhe infermiere në shfaqjen “Pose”.
Aktorja e ka ndarë lajmin me fansat e saj me anë të një postimi në Instagram duke u shprehur se ky çmim është dhurata më e bukur për ditëlindje.
Kjo është dera që do të hapë dyert për shumë të rinj të talentuar. Ata do të shohin se është më se e mundur t’ia dalin. Tashmë do shohin që një vajzë e re latine me ngjyrë nga Newark New Jersey kisha nje enderr, te ndryshonte opinionin e të tjerëve dhe ia doli“-shkruan ajo.