Policia nuk i ndal gjobat, i dënoi mbi një mijë persona brenda një dite

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë policia ka dënuar 1 408 persona për mosrespektim të ligjit.

Prej tyre 1 047 janë gjobitur personat që nuk kanë respektuar rregullat e trafikut ndërsa 361 persona të tjerë janë dënuar për mosrespektim të masave anti-Covid.

Në të njëjtën periudhë kohore, Policia e Kosovës ka arrestuar 21 persona, 17 të tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe 3 persona janë në vuajtje të dënimit.