Aktorja Julia Fox në të kaluarën e kishte pranuar se është adhuruese e madhe e emisionit, “Keeping Up with the Kardashians”.
Ylli i filmit “Uncut Gems” aktualisht po e shijon një romancë me reperin, Kanye West, por në një intervistë të mëhershme kishte treguar se është adhuruese dhe e pëlqen shumë shoun i cili e ekranizonte jetën e ish-gruas së reperit, Kim Kardashian, dhe familjes së saj.
“Do të më mungojë shou ‘Keeping Up with the Kardashians’. E kam shikuar atë nga fillimet e tij në vitin 2007, kur të tregojë se je adhuruese e tij ishte turpëruese. Atëkohë dëshiroja që ato të ishin familja ime. Më dukej sikur i njihja dhe gëzohesha kur atyre u ndodhte diçka e bukur në jetë”, citohet të ketë thënë Fox.
Julia e ka filluar një lidhje romantike me Kanyen menjëherë pas takimit të tyre të parë në Miami në natën e Vitit të Ri. Aktorja ka treguar se e ka ndier një lidhje të menjëhershme me reperin me të cilin po shijon takime të njëpasnjëshme në publik, me ç’rast nuk kanë munguar as fotografi të çiftit të përqafuar.
“E takova atë në Miami në natën e Vitit të Ri dhe ishte një lidhje e menjëhershme. Ai e reflekton një energji pozitive dhe është argëtuese të jesh pranë tij. Ye më bëri mua dhe miqtë e mi të qeshnim dhe kërcenim gjithë natën. Ne vendosëm ta vazhdonim ndejën dhe të fluturonim përsëri në New York City për ta parë shfaqjen “Slave Play”. Aeroplani i tij privat ateroi në orën gjashtë derisa shfaqja ishte në shtatë, dhe ai ishte atje në kohë. U impresionova shumë me korrektësinë e tij. Pas shfaqjes zgjodhëm të darkonim së bashku në ‘Carbone’, që është një nga restorantet e mia të preferuara”, deklaroi aktorja 31-vjeçare.
Kanye West megjithëse duket i dhënë pas lidhjes së re me bukuroshen, Julia Fox, ai po mundohet të mos i lërë pas edhe fëmijët e tij, North, Saint, Chicago dhe Psalm. Së fundmi ata e kaluan ditën së bashku duke shëtitur nëpër rrugët e Los Angelesit, dhe dukeshin një familje mjaft e lumtur.
Kurse, Kim Kardashian ka qenë më pak aktive në rrjetet sociale këto ditët e fundit. Bukuroshja televizive është duke i kaluar pushimet në Bahamas me të dashurin e saj të ri, komedianin dhe aktorin Pete Davidson.