Policia ka dhënë detaje për rastin e djeshëm në Suharekë ku dyshohet se një zyrtar policor ishte goditur në kokë përderisa ishte në krye të detyrës.
Sipas policisë rasti kishte ndodhur pasi zyrtarët policorë kishin intervenuar për një dhunë në familje,
“Në vendin e ngjarjes, i dyshuari i lartcekur ka sulmuar zyrtarët policorë duke e goditur me mjetë të mprehtë (thikë) zyrtarin policor. Zyrtari policor me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.