Fifi thumbon banorët e BB VIP: Nuk do ju kisha dhënë vëmendje

Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në lidhje me eksperiencën e saj në Big Brother Vip.

Një ndjekës e ka pyetur nëse do të kishte bërë diçka ndryshe po të rikthehej.

Fifi nuk ka hezituar të përgjigjet, teksa nuk e ka kursyer as një thumb për disa banorë. Këngëtarja e njohur është shprehur se nuk do t’ju kushtonte rëndësi, por pa përmendur emra.

“Mbase nuk do t’ju kisha dhënë vëmendje disave dhe do të merresha me veten më shumë…por edhe nëse përgatitesh në çdo aspekt, si emocionalisht si strategjikisht me tipin që kam unë besoj se prapë njësoj do të kisha bërë çdo gjë! Pastaj mos të harrojmë, kujdes please me helmin që lëshoni mbi njerëzit.

Nuk është normale të shpërndajmë kaq shumë negativitet..dhe unë që jam jashtë dhe e përfshirë akoma në lojë ndihem shumë keq kur lexoj disa nga komentet tuaja për çdo njeri te ajo shtëpi”, ka shkruar Fifi.