Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Telekomi duhet që të kthehet në gjenerues të mirëqenies.
Këto komente ai i bëri kur së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministrin e Financave, Hekuran Murati kanë vizituar Telekomin e Kosovës.
Ai më tej ka shtuar se kjo ndërmarrje do të kthehet në binar të zhvillimit siç ka qenë vite më parë dhe se do të jetë lider në vend.
“Unë erdh sot që t’i përgëzojë dhe t’i falënderojë Bordin, menaxhmentin dhe punëtorët për punën dhe angazhimin që e kanë bërë gjatë vitit 2021, sepse shumë prej punëtorëve këtu e kanë rimëkëmbur Telekomin e Kosovës. Për disa vjet me qindra miliona euro ka derdhur Telekomi në buxhet. Ne jemi të interesuar që Telekomin ta bëjmë lider në Kosovë ashtu siç ka qenë. Jemi të interesuar që bashkë ta nxjerrim Telekomin nga kriza dhe ta vendosim në binarët e zhvillimit”, tha Kurti.
Në tetor të vitit të kaluar Qeveria ka ndarë 40 milionë euro për financimet në dy ndërmarrjet publike, Trepça dhe Telekomi i Kosovës.