Jakup Krasniqi: Hashim Thaçi e Kadri Veseli ishin në armiqësi me Adem Jasharin/ Naim Miftari: Thaçi e Baton Haxhiu spiunuan Ademin

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka postuar një shkrim të botuar kohë më parë , ku dëgjohet duke foluar Jakup Krasniqi.

Në këtë shkrim, Jakup Krasniqi gjatë një interviste të tij, kishte folur për raportet ndërmjet Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Aty Krasniqi shprehet se Thaçi e Veseli kanë qenë në armiqësi me Adem Jasharin.

“…po këta kanë qenë në armiqësi me Adem Jasharin. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Raportet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit pas luftës dhe gjatë luftës unë i kam balancuar. Përndryshe, ata as atëherë nuk do t’i kishin pranuar në familje dhe me të drejtë. Ata sot nuk munden me shku”, shprehet Jakup Kransiqi.

Pas kësaj, Naim Miftari në ragimin e tij në facebook, shkruan se, personat në fjalë, me Adem Jasharin janë takaur vetëm disa muaj, sa për të marr informacione.

Miftari thotë se, për Adem Jasharin, Gani Thaçi e Baton Haxhiu kanë dhënë informacione te Jovica Stanishiqi

Ish-agjenti tregon edhe për një pritë që ka ndodhur në fshatin Galicë, komuna e Vushtrrisë, jo shumë larg Prekazit

Normal se me Adem Jasharin janë takuar vetëm disa muaj sa për të marr informacione për njerëzit, fuqinë dhe armatimet e Adem Jasharit dhe përmes Gani Thaçit e Baton Haxhiut i japnin pastaj informacionet Jovica Stanishiqit, kryeshefit të UDB-së serbe.

Pyetni këta të “Liria ka emer” se si i qitën në prit në Galicë të Drenicës bashluftari ma i ngusht i komandatit luftëtari i UÇK-së, Besim Rama dhe dy njerzëi tjerë!

Tash po mundohen të na tregojnë mite, legjenda, filma e përralla, jo e kemë zënë priten me Hashimin e Kadriun e Samiun këtu, i kemi vra disa policë këtu e do tjerë atje, jo janë ardhë, jo nuk janë ardhë, jo tankun serb e ka gju Hashim Thaçi me mitraloz, jo kanë kcy nga aerroplani francez pa parashutë mbi Tiranë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli…

Rrena të kulluara, ta merr mendja se Serbia mbeti pa polici e pa ushtri se ju vranë, e ju faruan krejt policia e ushtria nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Sami Lushtaku… me do komandanta tjerë të “Pronto Mafias” qata që mbeten pa forca Serbia na perzuni 1 milion banorë tonë jashtë Kosovës, na dhunuan mijëra femra, na vranë 15.000 civilë dhe na dogjën 116.000 shtëpi, e vodhen mijëra kufoma!

Image