Adriana Matoshi iu rikthehet postimeve: Fotot janë të editume se s’jam qaq e bukur

Deputetja dhe aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi, është rikthyer në rrjete sociale.

Pasi mposhti një sëmundje të vështirë, ajo i është kthyer angazhimeve dhe gjithashtu rrjeteve sociale,

Adriana ka postuar disa imazhe ku shihet në formë të mirë dhe si duket e ka marrë veten pas operacionit.

Përveç që shfaqet atraktive ajo në imazhet e veshur me një kostum tepër të bukur ka një kërkesë për ndjekësit.

Aktorja ka kërkuar që në imazhin e dytë të injorohen çorapet e saj me ngjyrë të verdhë.

Gjithashtu ajo ka treguar se fotoja është e edituar pasi sipas saj nuk është aq e bukur.

Kujtojmë se Adriana e ka luftuar sëmundjen e vështirë për të dytën herë, pas 9 vitesh.