Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së Kadri Veselit.
“Me keqardhje mora lajmin e ndarjes nga jeta të Ajshe Veselit. Në këtë ditë pikëllimi, në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli”, ka thënë kryeministri Kurti.