Egzona ja thotë hapur Dj Dagz-it: Mezi prisja të vija tek ti

Në spektaklin e kaluar në shtëpinë e Big Brother ka pasur pesë hyrje të reja, të cilat menjëherë kanë krijuar zhurmë në rrjetet sociale. Një prej tyre është moderatorja nga Kosova, Egzona Rafuna. Mediat kanë shkruar për një kohë të gjatë para dhe pas hyrjes së saj se Egzona ka qenë ish-e dashura e Dj Dagz.

Por pas hyrjes së saj në shtëpinë e “Big Brother” moderatorja ka hedhur poshtë të gjitha aludimet për lidhjen që supozohet të ketë pasur ajo me Dj Dagz. Egzona ka thënë se raporti i tyre i përket vetëm miqësisë dhe asgjë më shumë. Që në momentin e hyrjes në shtëpinë e “Big Brother” moderatoren e kemi parë mjaft afër Dj Dagz, së fundmi janë parë në oborr pranë pishinës të shoqëruar me një pjesë tjetër të banorëve::Donald, Beatrix dhe Xheisara.

Gjatë kohës që po bisedonin moderatorja i është drejtuar Dj Dagz duke i thënë: “ Mezi prisja të vija tek ti”. A ka dashur moderatorja që të nënkuptojmë diçka me këtë fjali?! Mbetet për tu parë. Ndërkohë Dj Dagz vetëm ka qeshur dhe ka dëgjuar pjesën tjetër të bisedës. Rikujtojmë që ky i fundit është duke shijuar momentet romatike me Einxhel, pasi raporti i tyre sa vjen dhe bëhet akoma më i bukur. Madje dyshja së fundmi ka kaluar dhe një natë plot puthje dhe përqafime në suitë.