HomeVIPKëndoi për banorët dhe takoi mbesën, por vetëm pak javë përpara kësaj...
Këndoi për banorët dhe takoi mbesën, por vetëm pak javë përpara kësaj Albërie Hadërgjonaj kishte folur “zi e terr” për Big Brother duke sugjeruar edhe daljen e Beatrixit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, në mbrëmjen e 1 janarit u fut në shtëpinë e Big Brother VIP për të argëtuar banorët me muzikë, por edhe për t’i bërë një befasi mbesës së saj, Beatrix Ramosajt.
Ajo u tregua shumë e dashur dhe i përshëndeti të gjithë banorët, përfshirë edhe produksionin, ndonëse për ta kishte një qëndrim krejt tjetër vetëm pak javë më parë.
Kur lidhja e Beatrixit me Donaldin ishte në fillimet e saj dhe dyshja ishin shumë të përfolur në media rozë së bashku me ish-të dashurën e aktorit, Bora Zemanin, Hadërgjonaj kishte dhënë aso kohe një intervistë për mediumin Kryefjala në Shqipëri.
“Atyre po iu bëhet një gjyq publik nga njerëz që s’kanë asnjë të drejtë të japin, as marrin nga dy njerëz që pëlqehen. Produksionit mbas daljes së Fifit iu duheshin këta të dy për shikueshmeri. Ata po e bastardojnë dhe po dëmtojnë imazhin e të treve dhe më vjen shumë keq! Boll më se janë tri familje të cënuara moralisht!”, kishte thënë Albërija për Kryefjala.
Foto: Albërie Hadërgjonaj/Instagram
Tutje, ajo ishte shprehur në atë kohë se po të ishte në vendin e mbesës së saj, do të kishte dalë menjëherë.
“Po të isha unë, kisha dalë me kohë sepse nuk lejoj askënd të cënojë privatësinë! Po do doja të dilte sepse Trixa nuk i përshtatet këtij formati. Duhet të jesh çdo gjë që Trixa nuk është! Neve kemi menduar që po futet në një program si Big Brother VIP, ku figurave publike iu mbrohet karriera, por shoh që nuk dalin dot nga formati i ‘Përputhen’, ku për disa viewers (shikime) kanë shkelur mbi çdo parim”, kishte thënë Hadërgjonaj.
E këtë intervistë, ia kujtoi edhe prezantuesja e emisionit, Arbana Osmani, në mbrëmjen e 1 janarit, ku iu drejtua këngëtares duke i thënë: “Teze, prit se dua të të ngacmoj pak ,sepse më duket sikur nuk ke pasur këtë mendim para ca kohësh, kam lexuar disa tituj portalesh teze”.
Albëria u mundua që ta tejkalojë situatën duke thënë se gjithçka e ka bërë nga meraku për Beatrixën, të cilën e ndjen si vajzën e saj, pasi ka qenë pranë saj gjatë gjithë rritjes dhe formësimit të saj artistik.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti sot mbledhjen e radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi. Sipas njoftimit të shtëpisë së futbollit kosovar gjatë kësaj...
Agim Ademi, presidenti aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), është një prej figurave kyçe në zhvillimin dhe ngritjen e futbollit në Kosovë....