Krijohet çifti i parë mes banorëve jashtë “Big Brother”?

Kledi Hysa dhe Sheila Haxhiraj po përfliten prej disa javësh se kanë nisur një lidhje pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip. Fillimisht, pasi u panë disa herë duke kaluar kohë me njeri-tjetrin, u mendua se bëhej fjalë për një klip të ri të Sheilës ku do të merrte pjesë dhe Kledi.

Mirëpo, ata janë parë shumë shpesh bashkë, duke nënkuptuar se mund të kishte diçka më shumë sesa miqësi mes tyre. Si duket këto thashetheme i ka konfimuar vetë Sheila përmes një fotoje që ka ndarë me Kledin në Instagram.

Ata shihen të përqafuar dhe të buzëqeshur duke pranuar kështu lidhjen e tyre. Ky është çifti i parë që krijohet mes banorëve jashtë Big Brother.