Që nga hyrja e Arbër Gumnishtës (DJ Dagz) në shtëpinë e “Big Brother VIP”, në media rozë janë publikuar fotografi të ndryshme me ish të dashurën e tij, moderatoren, Ariana Berisha.
Lidhur me këto publikime ka reaguar edhe vetë, moderatorja, e cila përmes një shkrimi në rrjetin social “Instagram” ka kërkuar që të heqin dorë nga publikimi i fotografive të saj me X personin, në këtë rast DJ Dagz-in.
Ariana ka thënë se është e kotë të merret me diçka që tashmë e kam lëshuar nga duart.

Të martën mbrëma, në shtëpi hyri moderatorja kosovare, Egzona Rafuna, për të cilën mediat aluduan se është ish e dashura e Arbërit, madje disa nga to duke ngatërruar Egzonën e duke publikuar fotografi të Arianës.
Shkas i këtyre lajmeve u bë një deklaratë e ish-banores së ‘Big Brother Albania 9’, Fjorentina Halili e cila tha se mos i fusni DJ Dagz atë ish të dashurën e tij.
“Se mos i fusni DJ Dagz atë ish-n e vet se gazetare ka qenë nga Kosova”, ka tha ajo.