Në krizë lidhja me Donaldin? Reagimi i ashpër në “Instagram”-in e Beatrix: Në BB VIP nuk ka hyrë për të gjetur burrë

BB VIP – Marrëdhënia e Donald Veshajt me Beatrix Ramosaj ka pasur ulje-ngritje të vazhdueshme përgjatë ditëve të fundit. E sigurisht që këto nuk janë kaluar pa u vënë nga publiku, i cili menjëherë komenton në rrjetet sociale.

Gjatë spektaklit të së martës, opinionistja Balina Bodinaku e këshilloi këngëtaren e njohur që të mos i bëjë presion lidhjes me Donaldin. Ajo shtoi se duket sikur qëllimi i saj i vetëm në “Big Brother VIP” është aktori.

Këto fjalë e shumë të tjera që qarkullojnë në rrjet nuk janë pritur mirë nga personi që menaxhon faqen e Instagramit të këngëtares. Ky person ka bërë një reagim publik, ku shkruhet se Beatrix nuk është futur në shtëpi për të gjetur burrë, por për çmimin e madh.

Reagimi i plotë:

Ne nje vend si Shqiperia ku gruaja vritet dhe gruas i ngel faji, nuk pres asgje me shume sesa komente dhe opinione dashakeqe per Beatrixen dhe linçimin publik te saj pas cdo fjale e gjesti brenda shtepise se BBV.Femrat e cfaredolloj moshe nuk e kane kuptuar ende qe duhet ta mbrojme dhe ta mbeshtesim njera-tjetren, pavaresisht nese pelqehemi apo jo, sepse shoqeria shqiptare eshte nje shoqeri patriarkale dhe vetem te bashkuara mund te çajme perpara.