Pas arritjes së marrëveshjes VV-PDK, ky është veprimi i Kuvendit Komunal të Gjilanit

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për të bashkëqeverisur në komunën e Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar  Riad Rashiti ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK’së në Gjilan.

“Po kemi marrëveshje. PDK’së do t`i takojnë nënkryetari i komunës dhe katër drejtori”, ka thënë ai.

Pas kësaj marreveshje Kuvendi Komunal i Gjilanit ka thirru mbledhje urgjente.

Siç kanë njoftuar nga zyra për medie e Komunës së Gjilanit, mbledhja urgjente është thirrur për në ora 15:00.

Në rend dite veç betimit të anëtarëve të kuvendit, do të jetë edhe zgjedhja e Kryesuesit të kuvendnit

Kujtojmë që dje ishte anuluar mbledhja ku pritej të zgjidhej kryesuesi i Kuvendit Komuna të Gjilani