Policia jep detaje për vrasjen e 48 vjeçares nga burri i saj në Skenderaj

Sipas policisë gruaja u qëllua nga burri me armë të zjarrit dhe u dërgua në spitalin e Mitrovicës ku nga plagët e marra nuk mbijetoi.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, rasti po trajtohet si vrasje e rëndë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare, e cila si pasoj kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me tre fishek me të cilën armë dyshohet se kishte kryer veprën. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Derisa policia pas arritjes në vendin e ngjarjes kanë konfirmuar se u konfiskua arma me të cilën u krye vrasja dhe 6 gëzhoja.