Arrestohet pejani: Mori një veturë me qira dhe më pas e shiti

Një person është arrestuar në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet se në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër i cili është në arrati kanë shitur veturën e viktimës mashkull kosovar të cilën e kishin marr me qira.

Sipas raportit të Policisë me datë 3 janar është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër i cili është në arrati kanë shitur veturën e viktimës mashkull kosovar të cilën e kishin marr me qira.

Pas intervistimit  me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.