Besa qëndroi 3 ditë në pizhame

Me siguri shumë qytetarë i kanë ndjekur të paktën njëherë ritualet të tilla si puthjet e shkëmbyera poshtë pemës në orën 00:00 apo të brendshmet e kuqe për Krishtlindje. E gjitha kjo, për të nisur mbarë Vitin e Ri.

Thuhet se ajo që bëni gjatë orëve të para të vitit të ri do të shkruajë fatin tuaj përgjatë gjithë vitit.

Por kjo nuk e ka penguar këngëtaren nga Shqipëria, Besa Kokëdhima, që ditët e para të vitit të ri t’i kalojë e veshur me pizhame.

Artistja, përmes një postimi në Instagram, ka treguar se ka tre ditë që qëndron me pizhame në shtëpi. Madje ka thënë se në vitin e ri ka hyrë me çorapet e saja të preferuara.

Ndryshe, këngët më të njohura të Besës janë “Engjëjt vrasin njëlloj”, “Zemrën dot nuk ta lexoj”, “Fishekzjarre”, “Folie”, e të tjera.