Dua Lipa dukej sensacionale me një fustan argjendi vezullues, teksa vazhdonte pushimet e saj të Vitit të Ri në ishujt St. Barts të hënën.
Këngëtarja, 26 vjeçe, e cila thuhet se është ndarë nga i dashuri Anwar Hadid së fundmi, dukej në humor të mirë e veshur me fustanin e prerë, i cili ngacmonte dekoltenë dhe i nxirrte në pah barkun e saj të hollë.
Fustani zbuloi gjithashtu këmbët e saj të tonifikuara teksa pozonte, shkruan DailyMail.
Interpretuesja e hitit “New Rules” kishte veshur fustanin e saj dhe kishte vënë pak rimel metalik dhe buzëkuq ngjyrë blu.
Ajo ka ripublikuar edhe një fotografi me familjen e saj të dashur, babain Dukagjinin, nënën Anesa dhe vëllaun dhe motrën, Rinën dhe Gjinin.
Udhëtimi i Duas vjen pasi ajo dhe i dashuri Anwar thuhet se vendosën të bëjnë një pushim pas lidhjes së tyre për më shumë se dy vjet.
Ajo dhe Anwar, 22 vjeç, po ‘i kuptojnë gjërat tani’ dhe ‘po kalojnë kohë të ndarë’, tha një burim i brendshëm për Revistën People.
Në fillim të kësaj jave, tabloidi britanik The Sun raportoi se ata u ndanë dhe ishin në ‘krizë’ sepse udhëtimet po i mbanin shumë të ndarë dhe ishte ‘e vështirë’ për ta që ta mbanin lidhjen me oraret e tyre të ngjeshur.
Ata nuk ishin fotografuar së bashku për gjashtë muaj, sipas gazetës, pasi Dua incizoi këngë të reja në Londër dhe Los Angeles ndërsa Anwar ishte në New York.