Lëvizja për Bashkim me vetëm një asamblist, do të jetë pjesë e kabinetit të Përparim Ramës

Lëvizja për Bashkim, ndonëse ka vetëm një asamblist do të jetë pjesë e kabinetit të Përparim Ramës.

Asamblisti i vetëm i këtij subjekti politik është Agim Kuleta i cili në mandatin e kaluar ka qenë kryesues në Kuvendin Komunal,

Kuleta do të jetë pjesë e kabinetit të Përparim Ramës.

Në anën tjetër, vlen të theksohet se Lajmi.net gjithashtu ka marrë vesh se PDK dhe LDK do të bashkëqeverisin në komunën e Prishtinës.

Fehmi Kupina është i propozuari i LDK-së për kryesues të Kuvendit Komunal të Prishtinës, derisa është shkuar në pauzë 15 minutëshe.

AAK ka lëshuar sallën e Kuvendit Komunal pasi LDK ka propozuar kryesuesin e Kuvendit, ndërsa LVV ka refuzuar ta japë emër.