ScoutKosova është një mundësi e mirë për të gjithë talentët e rinj të futbollit të Kosovës.
Kësisoj kompania ScoutKosova ka arritur marrëveshje me lojtarin që premton shumë në të ardhmen, i cili shumë shpejt do të jetë një emër i njohur në futbollin tonë.
Bëhet fjalë për Leart Prapashticën, i cili nga tani është zyrtarisht pjesë e ScoutKosova.
Learti është i lindur më 23/02/2005, në Prishtinë. Lojtar aktiv, i cili tani e tutje do të jetë pjesë e Superligës së Juniorëve tek KF Ramiz Sadiku U-19.
Learti shquhet si mbrojtës i talentuar i krahut të majtë, i cili bënte paraqitje mbresëlënëse në KF 2 Korrik-u dhe në kombëtaren e Kosovës U-17.