Komuna e Gjilanit ka njoftuar për shtyrjen e kësaj seancë por që nuk ka treguar se kur do të jetë dita tjetër që do të mbahet.
“Njoftim: Shtyhet seanca e Kuvendit Komunal. Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e paraparë për sot, shtyhet për një ditë tjetër, e cila do të vendoset ndërkohë”, njofton Komuna.
Ndërsa për sot ishte lajmëruar seanca ku asamblistët e Kuvendit Komunal të Gjilanit do të mblidhen sot për të votuar kryesuesin.
Mbledhja ishte paralajmëruar të fillojë në orën 10:00.