Einxhel nuk ndryshon qëndrim. As në live nuk pranon lidhjen me Dagz

Einxhel dhe Dj Dagz kanë parë klipin me përmbledhjen e raportit të tyre dhe puthjes së shumëpërfolur.


Moderatorja u shpreh se ky klip  dhe ndodhitë e kanë sikletosur.Të njëjtën fjali ka thënë gjithë javën, por edhe njëherë tjetër e mohoi lidhjen gjatë live-t.

“Unë nuk kam dashur ta përjetoj këtë gjë në shtëpi. S’dua ta penalizoj Dagz për më tepër jam njeri privat dhe këtë pjesë timen doja ta jetoja jashtë”, u shpreh Einxhel.

Diskutimet për ta vazhdojnë, ndërsa nuk pranojnë se janë çift, por e duan njëri-tjetrin më shumë sesa miq.