Kanye West harron Kim Kardashian dhe nis një lidhje të re

Kanye West mesa duket se kërkon të harrojë Kim Kardashian. Page Six raporton se reperi i famshëm, jo vetëm që shijoi një darkë me aktoren Julia Fox, por gjithashtu po i çon gjërat në një nivel tjetër.

Ata po shoqërohen bashkë, po e ndihmojnë njëri-tjetrin që të rimëkëmben nga e shkuara dhe mund ta bëjnë lidhjen zyrtare së shpejti. “Janë shpirtra të afërm dhe është bukur t’i shikosh.”, tha burimi.

Kanye West spotted on a date with actress Julia Fox in Miami

Fox dhe reperi u panë për herë të parë gjatë fundjavës. Kjo romancë e re e Kanye-t vjen pak kohë pasi i dha fund me modelen e quajtur Vinetria dhe pasi iu drejtua publikisht ish gruas Kim Kardashian për t’u rikthyer bashkë.

Who Has Kanye West Dated? | POPSUGAR Celebrity

Megjithatë, kjo e fundit i ka bërë gjërat të qarta se nuk do t’i japë një tjetër mundësi dhe se çdo gjë ka marrë fund. Për më tepër, ndërsa shijon romancën me komedianin Pete Davidson, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” dorëzoi dokumentet për të vijuar më tej me divorcin.