Një zarf i zi ka mbërritur në mjediset e shtëpisë.
Banorët për të disatën herë nuk kanë respektuar orarin e zgjimit në mëngjes.
Këtë herë, “Vëllai i Madh” ka vendosur që ata të mos konsumojnë më shumë se 5 cigare në ditë.
Ky vendim i ka shqetësuar tepër banorët teksa shumica prej tyre janë duhanpirës aktiv.
Mbetet për tu parë nëse ky dënim do të jetë mënyra e duhur për të ndërgjegjësuar banorët.