2 mijë e 161 vaksina u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë intervalit kohor të 24 orëve të fundit janë vaksinuar me vaksinën anti Covid 2 mijë e 161 qytetarë njofton MSH.

Në këtë interval kohor kanë rezultuar gjithashtu pozitivë me Covid-19, 108 persona.

Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.078.