Capital T ‘zbulon’ planet e tij muzikore për vitin 2022, ja çfarë thotë për raportin me Adrola Dushin!

Këngëtari nga Prishtina, Trim Ademi, ndryshe i njohur për publikun si Capital T, ka zbuluar për “GazetaBlic Showbizz” se në vitin 2022 do të lansoi albumin e ri. Ai thotë se jashtë albumit është duke punuar edhe në këngë solo.

“Viti 2022 më pret edhe me një album tjetër, e jashta albumit do të ketë edhe këngë solo me videoklipe, e turne si gjithmonë”, ka thënë ai.

Reperi në intervistën e dhënë për , e ka cilësuar këngën “U bo vonë”, si këngën më të suksesshme në karrierën e tij.

“Kënga që ka ndërtuar kulmin e suksesit tim është solo “U bo vonë”, e cila ka thyer akullin atë kohë kur është publikuar, pasi që është ndër këngët e  para shqip që është luajtur në klubet e natës”, vazhdoi ai.

Kur u pyet për lidhjen e tij me Adrolën, pasi që është përfolur mjaft shumë, Capital T, as nuk e mohoi e as nuk e pohoi një gjë tillë:  “Jetën personale e mbajmë personale”, ishin fjalët e tij.

Në një intervistë për, reperi më herët kishte zbuluar detaje për albumin e ri që ka publikuar, ai ka treguar se albumi “Heartbroken Kids”, i ka gjithsej 19 këngë, e prej tyre 4 bashkëpunime.Ndër të cilat ka zbuluar se një bashkëpunim e ka me reperin e njohur Elinel, Marin dhe Mc Kresha.

Sa i përket këngëve ato nuk janë të dedikuara për ndonjë person specifikisht, “Por ka fraza e copëza në çdo këngë që lidhen me jetën reale”, është shprehur reperi.

Ndryshe Capital T para pak kohësh ka publikuar albumin e tij të ri, i cili u prit mjaft mirë nga publiku.

Më poshtë gjeni disa nga këngët e albumit “Heartbroken Kids” .