“Gjërat nuk janë aq serioze” Çfarë i tha mamaja e Beatrix vajzës së saj pas kërkesës për të dalë nga gara?

Beatrix ka qenë mjaft e shqetësuar së fundmi dhe ka shprehur jo pak herë dëshirn për të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, si rrjedhojë e presionit që po ndjen apo të mendimeve se po penalizon partnerin e saj Donald Veshajn.

Ndërkohë, një tjetër konkurrente, aktorja Arjola Demiri, e këshilloi duke i thënë të mos shqetësohet fare në lidhje me asgjë dhe ta vazhdojë këtë rrugëtim.

“Vetëm dua të dal nga këtu dhe të shkoj në shtëpi”,u shpreh Beatrix.

“Jo nuk ke për të shkuar,tani qetësohu një herë,shtrihu,pusho dhe nesër ja nisnim nga e para se je dhe e lodhur dhe e stresuar”,
i sugjeroi Arjola.

“Ka ca ditë që jam kështu dhe nuk është se po bëhet më mirë”, i tha Beatrix.

Ndërkohë, ditën e djeshme, pas njoftimit se “Big Brother VIP” do të shtyhet me një muaj, banorët kishin tre ditë kohë për të dhënë një përgjigje lidhur me këtë vendim.

Kështu, Beatrixës, në një pikë që kishtë vërtetë nevojë, i vjen një mesazh nga mamaja e saj. Kjo e fundit i këshillon të qetësohet e të shijojë eksperiencën e garës me personalitetin e saj të brishtë.

“Shijoje këtë eksperiencë ashtu siç je e brishtë dhe e sinqertë. Mos i merr gjërat aq serioze sepse nuk janë. Vazhdo nëse dëshiron, ke përkrahjen tonë”,-i tha ajo.