Vitit 2022 nuk do t’i ndahen bashkëpunimet muzikore. Elvana Gjata, pas projekteve të suksesshme të vitit të shkuar me Ylli Limanin e Capital T, do të bashkëpunojë me një tjetër emër të rëndësishëm të muzikës.
Një video në Instagram ku Elvana këndon një pjesë të saj nga kënga, ka të etiketuar emrin e Mozzik.
Këngëtarja nuk ka vendosur asnjë datë apo të dhënë tjetër se kur do të publikohet bashkëpunimi, i cili do të titullohet “S’ka”.
Ky konfirmim nga vetë këngëtarja i dha fund thashethemeve për një duet mes dy artistëve.
Pak ditë më parë, Mozzik publikoi një video të tij duke kënduar një pjesë nga kënga e re. Në postim, ai i pyeti fansat nëse mund të gjenin emrin e personit që do të bashkëpunonte.
Kënga është pjesë e albumit të ri të reperit, “LamboZiki”.