Kosova nis aplikimin e masave te reja ne kufi. Nuk lejohet asnje qytetar te futet ne territorin e Kosoves pa certifikaten me dozat e plota te vaksines. Nga sot nuk vlen asnje dokument tjeter apo teste PCR. Kjo pohohet edhe nga qytetaret e kthyer sot nga polica kufitare e Vermices ne piken kufitare Shqiperi-Kosove.
Dhjetera qytetare qe kane patur nje doze vaksine dhe testet PCR jane kthyer mbrapsht nga policia kufitare e Kosoves. Vlen të theksojmë që pikat që kryejnë testet e shpejta antiCovid kanë dalë jashtë loje, pasi policia e Kosovës kërkon vetem certifikatën e vaksinimit me dy doza. Jashte kameres nje gje te tille e pohuan edhe autoritet doganore te pikes kufitare Vermice.