Enixhel justifikon puthjen me Dj Dagz: Bëhem shumë e dashur kur pi

Një ditë më parë, Einxhel dhe Dj Dagz shkëmbyen dhe puthjen e tyre të parë. Ndërsa të gjithë menduan se u krijua një çift i ri brenda shtëpisë së Big Brother, Einxhel është shprehur e penduar për këtë veprim. Duke biseduar me Beniadën, ajo tha se nuk duhej të ndodhte.

Isha tapë, shumë e lodhur dhe e mërzitur. Nuk duhej të ndodhte, kishim rënë dakort që nuk do e bënim kurrë. Nuk duhej fare të ndodhte. Bëhem shumë e dashur kur pi alkool dhe kjo nuk është fare gjë e mirë. Mund ta evitoja këtë gjë. Nuk kishin pse ta shikonin të gjithë njerëzit., tha Einxhel.