Miley Cyrus ka përjetuar një pakëndshmëri gjatë spektaklit special për Vitin e Ri të emetuar në NBC, ku mbeti pa pjesën e sipërme të veshjes.
Mirëpo, këngëtarja ka reaguar shpejt duke e mbajtur me veshjen me dorë dhe duke mos e ndërprerë këndimin.
Incidenti ka ndodhur pas interpretimit të hitit të saj, “We Can’t Stop” dhe fillimit të këngës tjetër, “Party in the U.S.A.”.
Derisa po ecte me veshjen ngjyrë argjendi, në një moment ajo e kuptoi se pjesa e sipërme filloi t’i binte.
Ndërkohë që bendi vazhdonte me muzikën, Miley u nis prapa skenës për të rregulluar veshjen.
Ajo u kthye në skenë teksa kishte veshur një pallto të kuqe që e kishte pasur në fillim të koncertit dhe vazhdoi me interpretimin.