Flet babai i Capital T: Trimi i ka në dispozicion edhe 423 ditë për tu martuar!

I pyetur nga gazetarja e Kanal10 në lidhje me djalin e tij të vetëm, këngëtarin e dashur të publikut shqiptarë Capital T, se cili do të ishte mesazhi për të në këto ditë festive, z. Ademi nuk ka pasur ndonjë mesazh, por  duke qeshur nga studio ia ka rikujtuar djalit të tij se i kanë mbetur edhe 423 ditë për tu martuar.

Këtë deklaratë z. Ademi e kishte bërë edhe më parë, pasi që thotë se e ka një marrëveshje të pa shkruar me djalin, ku i ka kërkuar që deri më së largu në moshën 30 vjecare, të ia sjellë nusen në shtëpi.

Por, ndoshta z. Ademi nuk e ka menduar se në këtë premtim ekziston një trik të cilin mund ta përdorë Capital T, pasi që ditëlindja e tijë është me 29 shkurt, e që i bie se ai e feston ditëlindjen cdo katër vite, e që i bie se tani djali i z. Ademi i ka vetëm 7 vite dhe se për martesë, ka kohë ende. Sigurishtë, se me këtë konstatim tonin nuk pajtohet asesi babai i Trimit.