Einxhel: Nuk dua të më shohë Meridiani kur puthem

Einxhel ka shprehur pëlqim për Arbrin brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, por në të njëjtën kohë është treguar e ftohtë në marrëdhënie me të.

Në një diskutim me banorët, ajo tregoi se karakteri i saj është i tillë dhe ia lejon vetes të tregohet e afërt vetëm me persona të veçantë.

“Është më e bukur për një person që është shumë i ftohtë dhe indiferent dhe pastaj… e ka ekskluzitivitet apo e di vetëm një person në çaste, momente dhe vende të caktuara. Nuk është me strategji dhe mirë mendim por unë kështu e kam natyrën time”.

Praninë e kamerave dhe konkurrentëve të tjerë, moderatorja e sheh si pengesë për të vazhduar njohjen e saj brenda shtëpisë.

“Unë jam shumë e dashur në mënyrën time. Më pëlqen ta shpreh kur ndihem komode për ta shprehur. Nuk më pëlqen për shembull, të më shohë Meridiani se si puthem. Është mendimi im, nuk është se e gjykoj te të tjerët”, tha Einxhel.