Luana Vjollca ka disa muaj që është shkëputur nga televizioni.
Moderatorja shqiptare jo rrallë herë ka treguar mesazhet që ka marrë nga fansat të cilën mezi po e presin që ajo të fillojë ndonjë emision.
Këto kanë ndikuar goxha shumë që Luana të ndihet jo vetëm e dashur por edhe e mbivlerësuar.
Ndaj së fundmi ajo me anë të një postimi në instagram sikur se ironizon me programet festive të Top Channel.
“ A do të kete më 1 janar televiziv si ky valle”, shkruan Luana duke bërë me dije se “Shiko Kush Luan” është dhe do mbetet programi më i dashur nga publiku.
Por se si do jetë 2022-ta për Luanan me apo emision mbetet për tu parë.