Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
Ajo ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në rrjetin social Instagram, ku shihet teksa shijon plazhin qetësisht.
Interpretuesja e hitit “Sweet but Psycho” duket tejet atraktive në bikini të kuqe dy pjesëshe, ndërsa ishte kombinuar me një palë pantallona të zeza.
“Qetësi”, ka shkruar artistja me prejardhje nga Shqipëria në mbishkrimin e fotografive, ndërsa ka marrë pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit e saj.
Ava Max përndryshe po e përmbyll vitin 2021 me suksese të shumta në rrafshin ndërkombëtar.
Këngëtarja shijoi suksesin e albumit të saj “Heaven and Hell” dhe të bashkëpunimit “The Motto” me Tiësto.