Prishtina aktualisht ka 89 raste aktive me koronavirus, duke u renditur si komuna me më së shumti, pasuar nga Ferizaj që ka 44, Prizreni 32, Klina 30, Mitrovica 29, Peja 27, Gjilani 22, Kaçaniku 17, Suhareka 17, Malisheva 13 e të tjera.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 53 raste pozitive me koronavirus, derisa janë shëruar 5 pacientë.
Në tërësi numri aktual i rasteve aktive është 419.