Vdes një 21 vjeçare në Qendrën Korrektuese në Lipjan

Ka vdekur një 21 vjeçare në Qendrën Korrektuese në Lipjan.Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës.Njoftimi i plotë:Prishtinë, 30 dhjetor 2021 – Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës ‪12:42 në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, e dënuara me inicialet M.K, viti i lindjes 2000, ka ndrruar jetë.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të Qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë.E dënuara, në QKF Lipjan është pranura me datën 27.04.2021, që nga fillimi deri18.06.2021 ka qenë në vëzhgim çdo 15 minuta nga psikologu i Qendrës.Po ashtu, nga datga 02.11.2021 ka qenë në vëzhgim (observim) çdo 30 minuta, i cili vëzhgim ka vazhduar.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe Prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar.

Stafi mjekësor i Stacionarit të Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.