Përgjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar 53 raste me koronavirus, prej 3.263 testimeve.
Sipas njoftimit të përditshëm të MSH-së, asnjë rast i vdekjes nuk është shënuar në 24-orët e fundit,
Në anën tjetër, 5 qytetarë janë shëruar nga Covid-19.
Njoftimi i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.324 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.671.559 doza të vaksinës.
Deri më sot 782.060 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 3.263 testime, 53 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.033.
Në total numri i rasteve aktive është 419.