FFK nesër shpërndanë fanella të Përfaqësueses së Kosovës në sheshin “Zahir Pajaziti”

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar se të premten do të shpërndajën fanella të Përfaqësueses së Kosovës në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Të premten nga ora 14:00, presidenti i federatës, Agim Ademi së bashku me bashkëpuntorë dhe futbollistë të Përfaqësueses do të bëjnë shëtitje në sheshin e kryeqytetit dhe do të shpërndahen fanella të Kosovës, ka njoftuar FFK.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar/a, nesër në orën 14:00 në prag të ndërrimit të motmoteve, presidenti i FFK-së, Agim Ademi me bashkëpunëtorë, si me futbollistë të Kombëtares e me drejtuesit e Dardanëve, do të bëjnë një shëtitje në sheshin e kryeqytetit, ku do të shpërndajnë për qytetarët një sasi të fanellave të Kombëtares së Kosovës. Nisja bëhet nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’.

Ju ftojmë ta ndiqni këtë aktivitet me ekipet tuaja. Kujdesuni për veten tuaj dhe të tjerët – respektoni masat anti-Covid19.